Sociale

Urdhri i ministres, zbulohet struktura e vitit shkollor 2019-2020 në sistemin arsimor parauniversitar

Në urdhrin e Shahinit, bëhet me dije se mësimi për këtë vit të ri shkollor do të fillojë në 16 shtator dhe koha e përfundimit do të jetë e ndryshme për ciklet e shkollës.
Featured image of article: Urdhri i ministres, zbulohet struktura e vitit shkollor 2019-2020 në sistemin arsimor parauniversitar Besa Shahini, ministre e Arsimit

TIRANË– Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë për vitin e ri shkollor ka bërë disa ndryshime në strukturën mësimore. Në një urdhër të firmosur nga titullari i këtij institucioni, Besa Shahini, janë bërë të ditur datat e fillimit dhe të mbarimit të vitit shkollor 2019-2020.

Në urdhrin e Shahinit, bëhet me dije se mësimi për këtë vit të ri shkollor do të fillojë në 16 shtator dhe koha e përfundimit do të jetë e ndryshme për ciklet e shkollës.

Kështu në arsimin bazë dita e fundit e shkollës do të jetë 16 qershori i vitit që vjen, ndërsa për maturantët 29 maji do jetë dita e fundit që ata do ulen në bankat e shkollës.

NJOFTIMI I PLOTË

Struktura e vitit shkollor 2019 – 2020 të jetë si më poshtë:

1.1. Në arsimin bazë

Mësim: Mësimet fillojnë më 16 shtator 2019 dhe mbarojnë më 12 qershor 2020.

Pushime: Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë më 5 janar 2020.

Provime: Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 13 – 30 qershor 2020.

1.2. Në arsimin e mesëm të lartë

Mësim: Mësimet fillojnë më 16 shtator 2019 dhe mbarojnë më 19 qershor 2020.

Për maturat, viti shkollor fillon me 16 shtator 2019 dhe mbaron më 5 qershor 2020.

Pushime: Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë më 5 janar 2020.

Provime: Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 6 – 30 qershor 2020.

1.3. Në arsimin profesional

Mësim: Mësimet fillojnë më 16 shtator 2019 dhe përfundojnë:

a.1. Më 19 qershor 2020, për nxënësit e klasave të 10-ta (për të giitha strukturat), për nxëndsit e klasave të 12-ta (për strukturën 2+2) dhe për nxënësit e klasave te 11-ta dhe te 12-ta (për strukturën bllok 4-vjeçare).

a.2. Me 5 qershor 2020, për nxënësit e klasave të 11-ta dhe te 12-ta (struktura 2+1+1) dhe për nxënësit e klasave te 11-ta (struktura 2+2).

a.3. Me 29 maj 2020, për të gjithë nxënësit maturantë.

Pushime: Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë me 5 janar 2020.

Provime:

c.1. Provimet përfundimtare të Nivelit I dhe II zhvillohen në periudhën 8 – 19 qershor 2020.

c.2. Provimi përfundimtar I Nivelit III zhvillohet në periudhën 1 – 5 qershor 2020.

c.3. Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 6 – 30 qershor 2020.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment