Politike

Urdhri ekzekutiv nga SHBA për Shqipërinë/ Bushati e komenton si ‘non sense’: Nuk mendoj se do të prodhojë ndonjë produkt

Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open “ ka komentuar vendimin e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në urdhrin ekzekutiv që parashikon bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Featured image of article: Urdhri ekzekutiv nga SHBA për Shqipërinë/ Bushati e komenton si ‘non sense’: Nuk mendoj se do të prodhojë ndonjë produkt Andi Bushati

TIRANË- Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open “ ka komentuar vendimin e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në urdhrin ekzekutiv që parashikon bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Ai shprehet se ky urdhër nuk do të prodhojë një produkt të tij dhe se ky urdhër është ‘non sense’, pasi është mes propagandimit e mbështetjes së grupit që po minon dita ditës demokracinë

“Ka shumë hipoteza, interesat e Amerikës për të vendosur një kufi imagjinar me lindjen. Unë nuk e vë dorën në zjarr kush është mekanizmi që ka vënë në lëvizje SHBA-në. Jam dyshues se dita ditës po përvijohet ideja sikur e gjitha është për të luftuar të korruptuarit. Në një listë imagjinare të minusve a s’duhet të ishte Aleksandar Vuçic a s’duhej të ishte Gjukanoviç që e ka kthyer Malin e Zi në pronë të familjes? E kemi dëgjuar diplomatin amerikan që është normale që në një vend të zhvillohen zgjedhje monopartiake dhe e gjitha bëhet për të korruptuarit? Por pyetja themelore është a mundet të luftohet duke i rënë në qafë demokracisë, a mundet të bëjmë një Shqipëri të pastër duke mbështetur një regjim të pistë. Gjej një non sense mes propagandimit dhe mbështetjes së një kaste e cila në Shqipëri po minon dita ditës demokracinë. Ka shumë njerëz që e shohin proamerikanizmin dhe thonë që është dicka e mirë se vjen përtej Atlantikun. Nuk ka vendosje të shtetit me praktika e prapaskena, ose luftohet me parim se s’mund të ngresh drejtësi të pavarur. Nuk mendoj se do të prodhojë një produkt të tij”, tha Bushati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top Chanel

(f.i/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment