LIVE UPDATES
Politike

Urdhëruesit e vrasjeve të 21 janarit, Veliaj: Po na rikthehen si ofertë e re politike, por drejtësia e re duhet të japë nj

21 Janar 2021, 13:15 Nga DOSJA
Urdhëruesit e vrasjeve të 21 janarit, Veliaj: Po na rikthehen si

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se 21 janari është një ditë reflektimi, për të mos harruar ata që vranë 4 të pafajshëm dhe sot kërkojnë të rikthehen si ofertë e re politike. Nga Bërzhita, ku vizitoi shtëpitë e reja të Skënder Banjës dhe Bedri Shatrit, Veliaj shtoi se është koha që drejtësia e re të japë verdiktin për përgjegjësit e atij krimi.

Sot është një ditë gëzimi për ata që hyjnë në shtëpinë e re, por është edhe një ditë hidhërimi për ata që përkujtojnë 21 janarin. Ndaj të njëjtën ndjesi me shqiptarët, të cilët thonë: ‘Kanë kaluar 10 vjet dhe ende s’ka drejtësi, si është e mundur? Si ka mundësi që u vranë 4 vetë për bllokun e Ilirit dhe të Monikës, me urdhër të Saliut dhe Lulit, dhe nuk ka ende drejtësi? Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar kanë ikur nga drejtësia. Iku raca e Gjin Gjonit, e atyre që bënin pazar me drejtësinë! Shumë njerëz mbase nuk e kuptojnë se, sado të dojë Edi Rama dhe qeveria, drejtësia është pushtet më vete, ndaj fillimisht duhej pastruar. Tani, drejtësia e re duhet të marrë përgjegjësitë që nuk i mori drejtësia e vjetër. Drejtësia e re duhet të japë një verdikt! Ata njerëz nuk u vranë pa dashje, nuk u vranë as me çadra, as me stilolapsa. Ata njerëz u vranë me plumba në mish, kur Saliu ishte në kryeministri dhe Luli ishte ministër në tarracën e Kryeministrisë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se oferta politike e propozuar nga PD-ja dhe LSI-ja është kthim prapa. “Tani, këta kriminelë rikthehen si ofertë e re politike, së bashku me Monën dhe Ilirin, të cilët ishin sebepçinjtë e vrasjeve. Rikthehen së bashku me ish-prokurorët e ish-gjyqtarët që i nxorri jashtë vettingu, na i sjellin ata dhe pjellën e tyre si kandidatë për deputetë në Parlamentin e ri! Këtë pastaj, e shesin si ndryshim. Por, ky është ndryshim për keq, është kthim prapa, për të risjellë kriminelët dhe memet e tyre në pushtet”, nënvizoi Veliaj.

Sipas tij, pasi vranë në 21 janar, Sali Berisha dhe Lulzim Basha vranë edhe vetë PD-në. “Ne nuk harrojmë! Ajo që sot po na shitet si ndryshim, në fakt është një rikthim te pjesa më e ndyrë e 30 viteve të tranzicionit. Ndaj, popujt që harrojnë të kaluarën, janë të destinuar t’i përsërisin gabimet. Në 25 prill duhet të ringrihemi më të fortë e të mos i harrojmë ata që i shkaktuan këto plagë të paimagjinueshme. Ata nuk janë nocione abstrakte, por kanë emra: quhen Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Janë 4 njerëz që Shqipëria u dha gjithçka, por ata e rropën për së gjalli Shqipërinë, e vranë dhe e sakatuan, e tani shiten si ndryshim”, deklaroi ai.

Veliaj iu drejtua me një apel edhe demokratëve dhe mbështetësve të LSI-së. Ai u bëri thirrje të largojnë ata që e mbajnë peng vendin prej 30 vitesh. “Duhet të sigurohemi që vendimmarrja në 25 prill të vazhdojë progresin dhe punën, e jo gjumin; të vazhdojë bashkimin, jo përçarjen; dashurinë, e jo urrejtjen”, u shpreh ai. Duke siguruar mbështetje për familjet e 4 protestuesve të pafajshëm të vrarë më 21 janar, Veliaj tha se historia do të flasë një ditë dhe ata që bënë krime do të ndihen të turpëruar.

Ne, si Bashki e Tiranës, do të vazhdojmë të kontribuojmë për familjen e Ziver Veizit, siç kemi bërë në këto 10 vite, për dy fëmijët e tij të mrekullueshëm, të cilët sot janë krenari e qytetit tonë, edhe në shkollë, edhe në punët e tyre. Nuk do të lëmë asnjë pas; ama, disa njerëz do të kenë një vend shumë të ulët në histori. Sali Berisha mund të vazhdojë të përçajë e të vjellë helm, por një ditë, kur të shkruhet historia, fëmijët e tij, nipërit e mbesat, qofshin me jetë, do të ndihen të turpëruar si pasardhës të dikujt që e përçau këtë vend, që vrau shqiptarët me njëri-tjetrin në ‘97, që iu turr shtetit në ‘98, e provoi prapë në 2018, që shkaktoi kaq shumë dhimbje, shumë gra u veshën me të zeza, teksa tani kërkon të rikthehet për herë të tretë, edhe pse e ka kaluar moshën e Enver Hoxhës”, tha Veliaj.

Deputeti i PS, Xhemal Qefelia u shpreh se janë përgjegjësit për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, ata që sot kërkojnë të vijnë në pushtet. “Duhet të jetë kujtesë edhe për popullin, ta dinë se kush kërkon të vijë në qeveri dhe të qeverisë këtë vend”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte edhe në familjen e Skënder Banjës, në Bërzhitë, e cila pasi humbi gjithçka në pak sekonda, hyri sot në shtëpinë e re, të rindërtuar nga e para. Ai tha se me sistemimin e të gjitha familjeve në Bërzhitë, ashtu sikurse edhe në Zall-Herr, do nisë puna për infrastrukturën rrugore, në mënyrë që edhe banorët e këtyre zonave të kenë mundësi të barabarta me ata që jetojnë në Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj erjon veliaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni