Sociale

FOTO/ Zbulohet urdhri i Manastirliut: Do dënohen ata që nuk vetëkarantinohen

Në urdhrin e Manastirliut bëhet me dije se të gjithë shtetasit që hyjnë në tërritorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID 2019.
Featured image of article: FOTO/ Zbulohet urdhri i Manastirliut: Do dënohen ata që nuk vetëkarantinohen Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur sot urdhrin për të detyruar që të karantinohen të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri nga zonat e prekura nga koronavirusi. Në urdhrin e Manastirliut bëhet me dije se të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID 2019.

Më tej shtohet se moszbatimi i këtij urdhëri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona e izoluar në Itali, është i dënueshëm sipas dispozitave të nenin 35 të Ligjitnr. 15/2016. “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Urdhëri i Manastirliut

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment