Aktualitet

Urbanet plot, Rakacolli GODET sërish me deklaratën: Janë problem personal i qytetarëve, të zgjohen më herët që të mos ketë shumë radhë

Rakacolli tha se përdorimi i urbanëve është një problem personal. Sipas saj, njerëzit duhet të zgjedhin orarin e përshtatshëm për të hipur në autobusë, dhe mundësisht të zgjohen një orë më parë në mëngjes në mënyrë që të shmangin oraret e pikut të lëvizjes.
Featured image of article: Urbanet plot, Rakacolli GODET sërish me deklaratën: Janë problem personal i qytetarëve, të zgjohen më herët që të mos ketë shumë radhë Mira Rakacolli

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar deklaratën e saj lidhur me urbanet në vendin tonë të cilat janë të tejmbushura, duke u kthyer në vatër të përhapjes së Covid-19.

Në një intervistë për Oranews, Rakacolli tha se përdorimi i urbanëve është një problem personal. Sipas saj, njerëzit duhet të zgjedhin orarin e përshtatshëm për të hipur në autobusë, dhe mundësisht të zgjohen një orë më parë në mëngjes në mënyrë që të shmangin oraret e pikut të lëvizjes.

Pyetje: Distancimi fizik është i pamundur teksa ne shohim që urbanët janë plot dhe njerëzit padiskutim që duhet t’i përdorin urbanët në kryeqytet apo kudo për të kryer nevojat e tyre, qoftë familjare, qoftë ekonomike, qoftë të punës. Pra nuk e shmang dot sepse edhe vetë autoritetet apo përfaqësuesit e urbanëve nuk  respektojnë masat. Si do duhet të veprojmë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rakacolli: Po të respektojnë masat nuk ndodhin. Është e vërtetë ajo që thatë ju, domethënë transporti publik përdoret gjerësisht për nevojat. Normalisht pandemia na ka ndryshuar nivelin e normalitetit të jetës. Nëse unë përdor transportin publik më ka vënë mua përpara edhe zgjidhjen e problemit .

Nëse unë më përpara po të shikoja një autobus plot, nëse do gjeja vend do futesha, tashmë duhet ta shikoj me një sy tjetër. Nuk duhet të hip në autobus, pra zgjedhja në radhë të parë është e imja, po mua kjo do më kondicionojë mungesën në punë sepse janë distanca të largëta. Atëherë do më duhet që të çohem më herët, do marr një autobus tjetër, do t’i jap kohë vetes që unë të zgjedh pak a shumë orën më të përshtatshme për të hipur në autobus, kur mundet që unë mos të shkoj në atë orën e fluksit dhe të mundohem ta respektoj.  Ky është problem individual. Pastaj është edhe problemi që thatë ju, drejtuesi i autobusit. Ai që drejton autobusin ka një përgjegjësi për shëndetin publik sepse edhe kur janë dhënë lejet për të filluar transportin publik ka protokolle Covid.

(kle.mu./dosja.al)

2 Komente në “Urbanet plot, Rakacolli GODET sërish me deklaratën: Janë problem personal i qytetarëve, të zgjohen më herët që të mos ketë shumë radhë

  1. Ik ne shpi zonje,,,,sje me per kete pune.

  2. Eeeeeeee po qenka loqe fare kjo hahahahahah

Shto Koment