Aktualitet

Ura në Darëzezë që lidh Fierin me plazhin mbetet ‘në dorë të fatit’, banorët: Mbaroi fushata, u zhdukën punëtorët

Sipas banorëve, pas fushatës ura provizore e ushtrisë u spostua 5 metra në të djathtë.
Featured image of article: Ura në Darëzezë që lidh Fierin me plazhin mbetet ‘në dorë të fatit’, banorët: Mbaroi fushata, u zhdukën punëtorët Ura e demtuar

FIER– Janë ndërprerë punimet në urën e cila lidh fshatin Darëzezë me Fierin dhe plazhin. Banorët janë shprehur për Syri.tv se pas ndërtimit të urës provizore nga ushtria, u premtua një urë e re, por me mbarimin e fushatës, janë zhdukur dhe punonjësit, ndërsa ura ka mbetur ‘në dorë të fatit’. Sipas banorëve, pas fushatës ura provizore e ushtrisë u spostua 5 metra në të djathtë.

Në fshatin Darëzezë të Fierit janë rreth 600 familje të cilën kanë urën si të vetmen rrugë lidhëse me Fierin dhe zonat përreth.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment