
ITALI– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku dy efektivë policie kanë dalë zbuluar duke kryer marrëdhënie seksuale në mjetin e punës.
Sipas mediave italiane, teksa dy të rinjtë ishin në shërbim, kishin lënë radion ndezur, duke bërë që të gjithë kolegët e tjerë të dëgjonin “spektaklin”.
Dikush nga kolegët e tyre përfitoi nga fakti që radio u la ndezur pa dashje dhe regjistroi ngjarjen. Më pas, ia dërgoi atë shefit bashkë me provat për dy kolegët.
Regjistrimet kanë përfunduar në duart e Policisë lokale, e cila ka bërë me dije se po bëhen verifikime lidhur mbi vërtetësinë e fakteve.
(k.m/dosja.al)