Sport

VIDEO/ United vuan për të arritur në gjysmë finalen e Europa League, fiton në minutat shtesë me Copenhagen

Në kohën e rregullt të ndeshjes, anglezët gjetën golin në minutën e 45-të me anë të Mason Greenëood, por ky gol u anulua nga VAR-i.
Featured image of article: VIDEO/ United vuan për të arritur në gjysmë finalen e Europa League, fiton në minutat shtesë me Copenhagen Moment nga ndeshja

GJERMANI– Manchester United ka siguruar me shumë vuajtje një vend në gjysmë finalet e Europa League. Skuadra anglezë e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer, u kualifikua falë një goli në minutat shtesë, duke larguar nga gara Copenhagen.


Në kohën e rregullt të ndeshjes, anglezët gjetën golin në minutën e 45-të me anë të Mason Greenëood, por ky gol u anulua nga VAR-i. Skuadrat mbyllen 90 minutat e rregullta me rezultatin 0-0, duke mos  arritur të tundnin më rrjetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në minutën e 94-të, ishte Bruno Fernandes, i cili shndërroi një penallti në gol dhe i ka kualifikimin djajve të kuq. Tashmë Manchester United pret fituesin e çiftit Ëolves-Sevilla.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment