Sport

United ndërron mendje: Fernandes jo, dy super lojtarë anglezë po!

Sportingu e tepron, kërkon 80 mln euro. Synimet janë Sancho dhe Maddison
Featured image of article: United ndërron mendje: Fernandes jo, dy super lojtarë anglezë po! Solskjaer, trajneri i Manchester United

Bruno Fernandes deri dje quhej transferim i kryer i Manchester United, por planet kanë ndryshuar. Mediat angleze raportojnë se trajneri Ole Gunnar Solskjaer po planifikon të transferojë dy anglezë në merkaton e verës.

Ata janë të dy të rinj dhe talente shpërthyes: Jadon Sancho dhe James Maddison. Sportingu ka kërkuar 80 mln euro për mesfushorin portugez dhe kjo ka nxitur “Djajtë e kuq” të shohin për alternativa të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sancho është duke shkëlqyer te Borussia Dortmund. Vlera e tij llogaritet +100 mln euro dhe ndoshta po kaq do të kushtojë edhe Maddison verën e ardhshme, sepse këtë sezon po luan shumë mirë te Leicester City.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment