Politike

Unioni i Partive të Djathta dënon shembjen e TK dhe dhunën ndaj protestuesve: Akt arbitrar, mizoria e radhës e qeverisë Rama

Unioni Ndërkombëtar i Partive të Djathta ka dënuar shembjen e TK dhe dhunën ndaj protestuesve.
Featured image of article: Unioni i Partive të Djathta dënon shembjen e TK dhe dhunën ndaj protestuesve: Akt arbitrar, mizoria e radhës e qeverisë Rama Protesta për shembjen e TK

TIRANË –Unioni Ndërkombëtar i Partive të Djathta ka shprehur shqetësim të thellë, në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke dënuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, si një akti jo demokratik dhe arbitrar të qeverisë. Sipas Unionit, aksioni për shembjen e Teatrit, gjatë pandemisë COVID-19, është një shembull tjetër mizorie i qeverisë Rama, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe respektimin e trashëgimisë kulturore.

Më tej në reagim thuhet, se kjo nuk është hera e parë, që vendimet e qeverisë socialiste janë kthyer në benefite vetëm për disa njerëz, duke dëmtuar kështu shoqërinë civile. Së bashku me organizatat rajonale, si Partia Popullore Evropiane, Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve, IDU dënon dhunën dhe dhunimin e të drejtave të qytetarëve të Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

IDU i ka bërë thirrje forcave të sigurisë, që të distancohen nga dhuna dhe arrestimet arbitrare. Më tej IDU shprehet se shembja e Teatrit Kombëtar, është shembulli i radhës i degjenerimit të demokracisë nën qeverisën e kryeministrit Rama, ndërsa kërkon nga të gjithë anëtarët e saj, që të mbështesin protestat ndaj shembjes së Teatrit dhe kthimin e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment