Politike

Kthimi në Kuvend i paketës ‘anti-shpifje’ nga Meta, UGSH: Liria e shprehjes një kauzë e drejtë

Në një reagim për mediat, UGSH përshëndet vendimin e Presidentit dhe shton se kauza për lirinë e shprehjes është e drejtë.
Featured image of article: Kthimi në Kuvend i paketës ‘anti-shpifje’ nga Meta, UGSH: Liria e shprehjes një kauzë e drejtë Pankarta e protestës

TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të kthyer paketën ‘anti-shpifje’ për rishqyrtim në Kuvend. Në një reagim për mediat, UGSH përshëndet vendimin e Presidentit dhe shton se kauza për lirinë e shprehjes është e drejtë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës  Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.

Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes”’- është kjo deklarata e UGSH.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” me arsyetimin se  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të “paketës antish-pifje” duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut.

Për më shumë se një vit paketa antishpifje është kundërshtuar nga dhjetëra shoqata të gazetarëve, si dhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk ka marrë parasysh kritikat dhe miratoi ligjin në Kuvend.  Ky ligj është konsideruar si një çensurë ndaj fjalës së lirë nga gzetarët, të cilët zhvilluan edhe një protestë. “MOSnaPREKfjalën”, ishte slogani kryesor i protestës, ku u kërkua që të mos cënohej liria e shprehjes, pasi sipas tyre paketa anti-shpifje bëhet me qëllim që të mbyllet goja e medieve.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Shto Koment