Dikur

“Unë si lepur, ai si luan, mendova se do bëhej kiameti”, Isuf Kalo tregon përballjen me Enver Hoxhës kur u sëmur i biri

Isfu Kalo tregon momentet kur Sokol Hoxha ishte i sëmurë dhe si u përball me diktatorin Enver Hoxha për këtë situatë.
Featured image of article: “Unë si lepur, ai si luan, mendova se do bëhej kiameti”, Isuf Kalo tregon përballjen me Enver Hoxhës kur u sëmur i biri
Përditësuar:

Tiranë- Isuf Kalo, ish-mjeku i Enver Hoxhës ka treguar momentin më të vështirë gjatë punës së tij në sistemin komunist.

Ai ka treguar se momenti më i vështirë ka qenë kur është sëmurur djali i Enver Hoxhës Sokoli nga apendiciti. Sipas tij në një moment jeta e djalit nuk ishte i sigurt dhe ai u përball vetë me Enver Hoxhën.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur u sëmur Sokoli nga apendiciti dhe u shty operacioni. E kam përshkruar edhe në libër. Mua ma kanë përmendur si gabimin tim, por ç’është e vërteta unë dyshova për diagnozën, e thirra kirurgun, por ai nuk u bind për diagnozën. Më pas zgjodhi një taktikë të gabuar, e shtyu me antibiotikë. Por erdhi një moment që ai u operua dhe kur u operua panë se apendiciti kishte plasur. Thanë që jeta e djalit nuk ishte e sigurt. Kjo ishte e tmerrshme që ta dëgjoje sepse ai ishte një djalë i ri, mes të Tiranës, në mes të mjekëve. Ishte një gjë e paperceptueshme. Dhe pas operacionit, kjo gjë iu tha atij. Dhe ai nuk mund ta besonte këtë gjë. Atëherë më thirri dhe ishte si luan me krifë. Unë isha mësuar që ai të sillej shumë korrekt e ngrohtë me mua. Ndoshta sepse isha i ri në moshë, ndoshta sepse kishte besim. Dhe në atë moment unë nuk doja të isha. Ishte një moment shumë i vështirë. Ai vetëm pyeti disa herë pse dhe iku si furtunë. Unë isha si lepuri. Ky ka qenë momenti më i keq. Një tjetër moment i ka ka qenë edhe kur unë, për herë të parë i regjistruam në Durrës në elektrokardiogram që kishte iskemi të zemrës, kurse deri atëherë i ishte thënë që zemrën e kishte mirë. Unë nuk dija se ç’mund të ndodhte gjatë natës sepse nuk kishim mjete që ta vinim në monitorim, për ta ndjekur në monitor. Nuk kishim mjete për ta defibriluar në qoftë se zemra do t’i ndalonte. Atë natë unë e kam mallkuar veten që isha bërë mjek sepse nuk e kisha menduar që mjekësia ishte aq e papërgatitur sa që edhe për Enver Hoxhën ne nuk i kishim mjetet dhe mënyrat e duhura. Pastaj erdhën disa shokë dhe ajo situatë u kalua, por sidoqoftë pritja e asaj nate ishte e tmerrshme. Ne ishim në Durrës në plazh, ku pati edhe një shtrëngatë me vetëtima e bubullima, që mua më bëri supersticioz. Mendova që po bëhej kiameti.”, është shpreh ai në “Report Tv”.

J.V/Dosja.al

 

Një Koment në ““Unë si lepur, ai si luan, mendova se do bëhej kiameti”, Isuf Kalo tregon përballjen me Enver Hoxhës kur u sëmur i biri

  1. Anila Seferi Pendim i thelle o Isuf Kalo…. po kush i han keto.. ke probleme me ndergjegjien tende…por ti ishe me i ri ne ate kohe… boten e kishe pare me shume se ai qe ecte me imagjinata… Pse e tradheton tani …kjo nuk ka vlere.. Duhet te beje pune atehere dhe te rreshtohesh tek heronjte dhe jo tek te penduarit… Pendimin yt eshte tradheti asgje tjeter.. NUk te krahasoj as me qenin se ai eshte besnik ndaj njeriut ..i mire apo i keq te jete njeriu.. qenit i jep buke dhe ai e vlereson duke i qendruar besnik… Por ndergjegjia jote mbart shume e epitete qe do ti kesh ne perjetesi dhe do te kujtohesh gjithmone….Shkruaj sa te duash sepse ajo te ka mbetur… puna jote eshte e stamposur me "Non grada" per popullin shqiptare…..

Shto Koment