Aktualitet

“Unë s’dua të shtrohem, më duket si burg…”, mjekja e familjes tregon telefonatën e fundit me pacientin që u hodh nga dritarja e Sanatoriumit: Kishte fobi nga spitali, familjarët më thanë që ishte rëndë

VIDEO
Valbona Kola është shprehur se 65-vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndaj ajo kishte kërkuar edhe shtrimin e tij në spital për një mjekim më të specializuar.
Featured image of article: “Unë s’dua të shtrohem, më duket si burg…”, mjekja e familjes tregon telefonatën e fundit me pacientin që u hodh nga dritarja e Sanatoriumit: Kishte fobi nga spitali, familjarët më thanë që ishte rëndë Valbona Kola

KLOS– Valbona Kola, mjekja e qendrës shëndetësore të Klosit në një intervistë për “Shqipëria Live” lidhur me vetëvrasjen e pacientit të saj, Hasan Mira. Në intervistën e saj, ajo është shprehur se 65-vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndaj ajo kishte kërkuar edhe shtrimin e tij në spital për një mjekim më të specializuar.

Më tej, mjekja shtoi se Mira ishte mësuar në spital dhe madje e kishte telefonuar për t’i thënë se e kishte menduar më keq shtrimin në spital.

Shikoni minutën e 17

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjendja e tij ishte padiskutim e rëndë derisa unë e nisa për në spitalin e Burrelit dhe ata e nisën për në Tiranë. Temperaturë e lartë, djersë e lodhje. Nga ana psikologjike nuk ishte keq, ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën dhe paraqitjen në spital. Nuk dua tha të shtrohem por ishim të detyruar. Në darkë, unë kam folur në telefon me të dhe më tha Vali nuk qenka siç e kanë interpretuar në media. Kishte frikë. Qenka mirë më tha. Se ne kemi pasur marrëdhënie të mira, kemi marrëdhënie familjare. Ka qënë një natë para që më mori në telefon. Më tha djali i tij që më njoftoi. Mu duk mirë nga ana psikologjike. Nuk po ankohej. Kam 30 vite që jam mjeke dhe ai nuk ka pasur probleme mendore në dijeninë time. Nuk ka pasur probleme psiqike. Nuk kam asnjë ide përse mund të ketë ndodhur. Sipas familjarëve, ai ka pasur rezistencë për t’u shtruar. Unë kam komunikuar vazhdimisht me familjarët e tij. Nuk desha ta bezdisja më. Si puna ime mund ta kërkonin dhe shumë të tjerë. Më thoshin familjarët që ishte rëndë. Djali ka qënë në kontake me spitalin,”-u shpreh mjekja.

Disa ditë më parë, Hasan Mira nga Klosi u hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.  Mira, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike. Për këtë ngjarje ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë spitali ka marrë vendin që të gjithë dritareve t’u vendosen hekura.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment