Politike

“Unë President e ti Kryeministër”, Basha tregon detaje nga “joshja” që i ka bërë Rama: Ndërmjetësi është dërguar në fillim të këtij viti, për 3 muaj rresht

VIDEO
Kreu i PD tha se ndërmjetësimin për marrëveshjen “Basha kryeministër dhe Rama president” ka ndodhur në fillim të këtij viti.
Featured image of article: “Unë President e ti Kryeministër”, Basha tregon detaje nga “joshja” që i ka bërë Rama: Ndërmjetësi është dërguar në fillim të këtij viti, për 3 muaj rresht Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka treguar detaje nga “joshja” që sipas tij i ka bërë Rama për uljen e retorikës në politikë dhe arritjes një marrëveshje mes palëve. Në një konferencë për mediat, kreu i PD tha se ndërmjetësimin për marrëveshjen “Basha kryeministër dhe Rama president” ka ndodhur në fillim të këtij viti.

Ju u shprehët se  Rama kishte dërguar ndërmjetës, kur ka ndodhur kjo? Bëhet fjalë për tani?

Bëhet fjalë për periudhën mars-prill-Maj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju si jeni përgjigjur?

Bësoj se kuptohet nga qëndrimi im sot dhe nëse do kishte ndodhur diçjka do të ishte krejt e kundërta.

Këto deklarata Basha i ka bërë gjatë konferencës me gazetarët. Kreu i PD u shpreh se Rama ka grisur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në KP. Sipas Bashës, Rama s’do listat e hapura, por vetëm ndalimin e koalicioneve pasi është i tmerruar nga humbja në zgjedhje. Numri 1 i opozitës shtoi se për lsitat e hapura duhet të vendosin qytetarët, e tregoi dhe një ‘pazar’ që i kishte ofruar Rama përgjatë vitit 2020. Sipas kreut të PS, Rama i kishte propozuar postin e Kryeministrit e vetë të bëhej President.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment