Bota

“Unë nuk jam një marsian”, Bill Gates rrëfen pse nuk ka ‘ëndrrën’ hapësinore si Musk dhe Bezos

Manjati thotë se ai preferon të përqëndrohet në problemet që ekzistojnë në Tokë dhe se nuk beson se raketat janë zgjidhja, por që ai mund të ketë humbur diçka.
Featured image of article: “Unë nuk jam një marsian”, Bill Gates rrëfen pse nuk ka ‘ëndrrën’ hapësinore si Musk dhe Bezos Bill Gates

SHBA–  Sipërmarrësi Bill Gates në një episod të ‘sway’ një podcast nga The New York Times, shpjegoi se nuk është i interesuar në garën hapësinore si kolegët e tij Elon Musk dhe Jeff Bezos.

Manjati thotë se ai preferon të përqëndrohet në problemet që ekzistojnë në Tokë dhe se nuk beson se raketat janë zgjidhja, por që ai mund të ketë humbur diçka.

“Unë nuk jam marsian, Unë nuk do të shpenzoj një mijë dollarë në garën hapësinore sepse fondacioni im mund të blejë vaksina kundër fruthit dhe të shpëtojë jetë,” – shpjegon ai.

Gates, i cili sapo botoi ​​librin e tij ‘Si të shmangni një katastrofë klimatike’ tha që ne duhet të përqendrohemi në aspekte të rëndësishme të ndryshimit të klimës këtu në planetin tonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, ai komentoi se Elon Musk po jep një nga kontributet e mëdha kundër ndryshimit të klimës dhe shtoi se nuk është ide e mirë ta nënvlerësoni atë, por që duhet të punoni me industri më të mëdha nëse doni të bëni një ndryshim të madh.

Bashkëthemeluesi i Microsoft shpjegoi se energjia elektrike dhe makinat janë vetëm një e treta e problemit kështu që ju duhet të shikoni gjëra të vështira si industria e çelikut, mishit dhe çimentos.

(d.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment