Showbiz

“S’di të heq njeri nga puna”, Shakohoxha flet për herë të parë mbi largimin e Ilda Bejlerit nga Digitalb (VD)

Shakohoxha ka folur mbi çështjen e largimit nga Digitalb të dy moderatoreve të njohura të sportit, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.
Featured image of article: “S’di të heq njeri nga puna”, Shakohoxha flet për herë të parë mbi largimin e Ilda Bejlerit nga Digitalb (VD) Dritan Shakohoxha

TIRANË- Komentatori dhe gazetari i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha i ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin Mos i fol Shoferit, në ‘Ora News’ ka folur më gjatë në lidhje me  largimin nga Digitalb  të dy moderatoreve të njohura të sportit, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Teksa Rudina Dembacaj e ka vënë në siklet komentatrori është shprehur se: Një person të ikë nga puna të gjithë thonë Shako , Shako! Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati për fat të keq,  jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i supersportit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa në lidhur me largimin Zemanit dhe Bejlerit ai ka thënë që edhe pse largimi i këtyre dy zonjushave përflitet se është ndikuar ai, ky fakt nuk është i vërtetë.

“Nuk është e vërtetë, unë nuk di të heq njeri nga puna .Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtar, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrijnë në të njëjtin vend pune . Asnjë s’bën deklarata të tilla , janë abuzime portalesh,”-është shprehur Shakohoxha.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment