Politike

“Unë kam qënë partizan i bashkimit me LSI”/ Rama sqaron pse u prish koalicioni: Ndarja ishte e riparueshme, përfituan nga degradimi i PS

Në fjalën e tij, kryeministri është shprehur se ka qënë dakord për bashkimin e dy të majtave por sipas tij LSI-ja është parti që kërkon që të rritet vetëm mbi kurrizin e të mëdhenjve.
Featured image of article: “Unë kam qënë partizan i bashkimit me LSI”/ Rama sqaron pse u prish koalicioni: Ndarja ishte e riparueshme, përfituan nga degradimi i PS Edi Rama

TIRANË– Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama ka treguar arsyet se përse ka qënë pro koalicionit me LSI-në. Në fjalën e tij, kryeministri është shprehur se ka qënë dakord për bashkimin e dy të majtave por sipas tij LSI-ja është parti që kërkon që të rritet vetëm mbi kurrizin e të mëdhenjve.

Jemi partia më e madhe e shqiptarëve, ne do t’i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër. Mbajeni mend! Unë kam qënë partizan i bashkimit me LSI, partizan i bashkimit të të majtës me dy shpirtra që u krijua nga çarja e PS-së. Kam besuar se kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës por kam mësuar se të dyja herët problemi është zmadhuar deri në eksploziv. PS dhe PD-ja në anën e saj, por PS është parti e madhe përtej zakoneve të këqija që janë pjesë e organizimit ka përgjegjësinë qeverisëse. LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë. Do të jetë pjesë e qeverisë që të rritet në kurriz të shtetit. Dhe bomba që hodhi në erë koalicionin ishte refoma në drejtësi. Ndarja ishte e riparueshme. LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhënjtë. Ka hyrë si forca hakmarrëse. Ka përfituar nga degradimi i PS dhe boshllëku i krijuar brenda PS-së,”-tha ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment