Politike

“Na therën e internuan”? Ndryshimet në ligjin për Institutin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit fut në sherr deputetët, Hyseni: Mos më transformoni fjalët! Gjuzi: Mos na tregoni forcën

Ishte Adriatik Alimadhi ai që tha se e kanë internuar që katër vjeç dhe mbi ballistët është hedhur baltë gjithë kohës. Alimadhi kërkoi që të vendoset historia në vend dhe të dalë e vërteta. Fjalës së Alimadhit iu përgjigj deputeti Alket Hyseni, i cili tha se nuk dëshironte që t’i transfomronin fjalët, pasi ai nuk ka treguar mungesë respekti ndaj atyre që kanë qenë të internuar. Më pas deputeti Kujtim Gjuzi tha se edhe ai vetë është nip i një prej të vrarëve nga komunizmi.
Featured image of article: “Na therën e internuan”? Ndryshimet në ligjin për Institutin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit fut në sherr deputetët, Hyseni: Mos më transformoni fjalët! Gjuzi: Mos na tregoni forcën

TIRANË– Dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit kanë futur në debat deputetët e opozitës parlamentare dhe të maxhorancës. Ishte Adriatik Alimadhi ai që tha se e kanë internuar që katër vjeç dhe mbi ballistët është hedhur baltë gjithë kohës. Alimadhi kërkoi që të vendoset historia në vend dhe të dalë e vërteta.

Fjalës së Alimadhit iu përgjigj deputeti Alket Hyseni, i cili tha se nuk dëshironte që t’i transfomronin fjalët, pasi ai nuk ka treguar mungesë respekti ndaj atyre që kanë qenë të internuar. Më pas deputeti Kujtim Gjuzi tha se edhe ai vetë është nip i një prej të vrarëve nga komunizmi.

Pjesë nga debati mes Hysenit, Alimadhit dhe Gjuzit:

Adriatik Alimadhi: Na vratë, na therrët kur e kishit kohën, na internuat, 4 vjeç mua që më shikoni këtu më internuan kriminelët në ’67. Një Alket Hyseni si mund të tundë gishtin duke na thënë kush janë kolaboracionistë. Historia le të shkojë në vend. Ne kemi qenë tradhtarët, por na keni bërë pjesën më të përçmuar, jemi bërë bajga. Le të dalë e vërteta, pastaj na nxirrni gishtin…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alket Hyseni: Fjalët e mia s’mund t’i transformojë askush. Bëra një dallim, mes atyre që kanë vuajtur prej bindjeve politike, mendimit ndryshe. Qoftë për ata që nuk mund të arsimoheshin, s’mund të kishin një jetesë normale, punësim normal. Aq më tepër ata të internuar. Duhet të tregojmë respekt dhe të reagojmë me dëmshpërblim. Po e bëjmë ne socialistët, jo ata që duan t’i marrim votat. Duan t’i japim dëmshpërblimin fizik.
Nga ana tjetër, unë s’tregoja askënd, këtu ka vetëm përfaqësues të kolaboracionistëve. Historia nuk bëhet nga humbësit. Rëndësi ka që të vish në kahun e duhur të historisë.

Kujtim Gjuzi: Ne kemi ardhur këtu, pasi janë larguar disa anëtar të komunizmit, spiunë, që kanë vrarë njerëz. Unë jam nip i një prej njerëzve që ka vrarë Partia Komuniste…Kaq po të them. Po të doni të na tregoni forcën, dimë ne si të sillemi. Ju falenderoj.

Vasilika Hysi: Faleminderit zoti Gjuzi për këshillën, nëse kolegët kërkojnë të flasin më shumë, diskutojeni brenda grupeve tuaja. Dhe unë do ta respektoj një për një minutazhin që sjell sekretaria juaj. Asnjëri nuk i merr fjalën dhe minutat dikujt tjetër.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment