LIVE UPDATES
Ekonomi

Unaza Lindore Loti 2, ARRSH prokuron shtesë kontrate 8 milionë euro të tjera

25 Nëntor 2021, 06:36 Nga DOSJA
Unaza Lindore Loti 2, ARRSH prokuron shtesë kontrate 8 milionë euro

Unaza e Tiranës është kthyer në një projekt që “gllabëron” në mënyrë të vazhdueshme fonde shtesë që rritin dita-ditës koston duke mbetur larg shifrave fillestare të projektit.

E fundit është një procedurë e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që ka në objekt “Plotësimin e punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, Loti 2” me një fond limit 990 milionë lekë apo rreth 8 milionë euro. Loti 2 i kësaj unaze dhe saktësisht procedura “Rikualifikim i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 2” është prokuruar në vitin 2018 dhe u fitua në atë kohë me një ofertë 1.5 miliardë lekë (12 mln euro) nga bashkimi i dy kompanive. Me shteswn e fundit projekti arrin nw 20 milionw euro, me rritje 68% nga varianti fillestar.

Projekti i cili në fakt është edhe më hershëm (i prezantuar në 2012) duket se gjatë rrugës ka pësuar rishikime të vazhdueshme dhe këto të fundit kanë mbetur jashtë kontratës ekzistuese.

“Objekti “Plotësimi i Punimeve Dhe Rrugët Lidhëse Ne Unazën Lindore Loti 2” shtrihet në verilindje të qytetit të Tiranës dhe është pjesë e Unazës së madhe të Tiranës. Projekt fillestar i këtij objekti “NDERTIM I RRUGES SE UNAZES SE JASHTME TIRANE (pjesa verilindore seg. kth. Saukut – Bregu I Lumit) LOTI 2” është lancuar si projektim në Qershor 2012. Gjatë periudhës Gusht 2013 deri më sot, gjate zbatimit te punimeve te projektit ka pasur ndryshime, plotësime e saktësime, kryesisht nga kërkesat e ardhura te Bashkisë Tiranë, të cilat kanë marrë miratimin e Këshillit Teknik të ARRSH-së. Me miratimin e Këshillit Teknik në ARRSH me V.K.T Nr 52, Nr. 6610 Prot. datës 27.07.2018, ky projekt u rishikua ku disa nga punimet mbeten jashtë kontratës bazë në përputhje me rikualifikimin e projektit fillestar” thuhet në raportin teknik.

I njëjti dokument detajon se fillimi i objektit është ndërtuar në shtratin e Përroit të Shkallës, duke bërë edhe sistemimin e tij. Aktualisht sipas ARRSH veç sistemimit të bërë në pjesën e Lotit 1, edhe në Lotin 2, është vazhduar me një pjesë të sistemimit në Kolektor të përroit të Shkallës si dhe është në ndërtim e sipër mbikalimi. Në këtë zonë ka përfunduar ndërtimi i një nyje në disnivel me rampa hyrëse dhe dalëse ne rrugën kryesore te unazës nëpërmjet katër rrethrrotullimeve ne te dy anët e saj.

“Më pas Unaza kalon nëpër Fushën e Farkës, që në vetvete është kodër e lehtë me rënie drejt Liqenit të Farkës. Në vazhdim Unaza e Jashtme e Tiranës Loti 2 fillon të zbresë pjesërisht në gropën e liqenit të Farkës, kalon mbi pjesën e sipërme të përroit të Kabatit mbi të cilin aktualisht është ndërtuar edhe kanali për furnizimin e liqenit të Farkës me ujë nëpërmjet Përroit te Surrelit. Më pas Unaza intersekton kurrizin e një kodrine duke dalë në zonën e Shkozës, nëpërmjet një tuneli ne forme box-i. Në pjesën e sipërme të kësaj kodre kalon rruga që lidh rrugën Shkozë-Farkë me Saukun. Projekti në vazhdim zbret në zonën e Shkozës duke kaluar nga pas ish-Uzinës së Autotraktorëve, duke kaluar përqark kodrës pothuaj në pjesën fundore të saj e duke kthyer drejt perëndimit” sqaron dokumenti.

Shtesa e fundit e kontratës nuk është e vetmja që ka kthyer vëmendjen nga Unaza në Tiranë. Vetëm pak kohë më parë u prokuruan edhe disa lote të tjera të lidhura me Unazën e Tiranës që bënin lidhjen me Bulevardin e ri por edhe një sërë lotesh të tjerë që në fond limit ishin rreth 70 milionë euro./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi arrsh loti 2 rruge unaza lindore arrsh loti 2 rruge unaza lindore

Sondazh

Poll
Ekonomi 22 Nëntor 2021, 12:58

Bursa studentore nga One Telecommunications

One Telecommunications sjell programin e bursave “One Scholars”, të vlefshme për Universitetin Amerikan të Kosovës/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosov...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni