Aktualitet

Unaza e Re/ Paralajmërimi i banorëve: Këtu vendosim ne, u tregojmë vendin oligarkëve

Banorët kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv dhe paratë e vjedhura shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Featured image of article: Unaza e Re/ Paralajmërimi i banorëve: Këtu vendosim ne, u tregojmë vendin oligarkëve Banorët e Astirit duke protestuar

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se 3 muaj në rrugë.

Banorët kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv dhe paratë e vjedhura shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të lidhur me ta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, protestuesit janë shprehur në mbështetje të protestës së opozitës që është paralajmëruar me 16 shkurt, duke thënë ajo protestë duhet ta rrëzojë njëherë e mirë Edi Ramën. Ndërsa në mbështetje të protestës, janë edhe deputetë të opozitës.

Fushata jote është fundi i territ tënd politik. Ky projekt është abuziv, ndërtohet mbi 200 mijë banorë tër lumit Lana, ndaj ne kërkojmë çdo ditë anulimin e këtij projekti. Qeveria nuk e anulon se ka marrë lekë për këtë projekt të shëmtuar. Fundi i këtyre marrëzive, do të jetë më 16 shkurt. Jemi kundër varfërisë, kundër oligarkëve dhe trafikantëve. Vetëm të bashkuar ne do ti tregojmë vendin çdo lloj qeverie që kërkon të pasurohet mbi gjakun dhe xhepat e qytetarëve. Kështu fitorja është me ne”, thotë qytetari protestues.

Shto Koment