Ekonomi

Unaza e Re/ Kryetarja e ARRSH, Qato: Nuk plotësonin kriteret, skualifikuam të gjitha ofertat për ‘Lotin 1’

Në garë për të përfunduar punimet në 'Loti 1' nga pallati me Shigjeta deri tek sheshi 'Shqiponja' ishin plot shtatë kompani.
Featured image of article: Unaza e Re/ Kryetarja e ARRSH, Qato: Nuk plotësonin kriteret, skualifikuam të gjitha ofertat për ‘Lotin 1’ Sonila Qato
Përditësuar:

Kryetarja e ARRSH, Sonila Qato në një njoftim për mediat ka deklaruar se ka skualifikuar çdo ofertë të paraqitur për Lotin e Parë të projektit të “Unazës së Re”.

Sipas Qatos, ofertuesit nuk plotësojnë kriteret për të përfunduar punimet e “Lotit 1” nga pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet.

Sonila Qato, drejtore e ARRSH

Më tej, Qato u shpreh se Autoriteti Rrugor Shqiptar do vijojë që të mbështesë standardin e ligjshmërisë dhe transparencës.

Autoritetit Rrugor Shqiptar rihapi procedurat e garës për LOTIN 1 të Unazës së Madhe të Tiranës më 13 dhjetor 2018 pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X’.

‘DH Albania’ u përjashtua, duke iu zgjidhur kontrata, pasi rezultoi se kishte kishte falsifikuar dokumentacionin. Në garë ishin kompanitë; Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion; GD Granit AD Skopje; Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.; Geci sh.p.k.; ANK sh.p.k. dhe Baftjar Murati.

FJALA E PLOTË:

Pershendetje,

ne cilesine e drejtueses se Autoritetit Rrugor Shqiptar, ju falenderoj per pranine tuaj dhe po ashtu ju falenderoj edhe per vemendjen qe i keni dhene dhe besoj do vazhdoni t’i jepni, punes se ketij institucioni kaq te rendesishem per zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik te vendit.

Une deshiroj dhe do te perpiqem qe, Autoriteti Rrugor Shqiptar te krijoje nje standard te shkelqyer ligjshmerie e transparence dhe qe puna e mire e bere deri me sot te kaloje ne nje stad te ri ne cdo drejtim. Koincidon qe kjo dalje ime e pare, te lidhet me nje procedure per nje veper te rendesishme infrastrukturore.  Ligjshmeria dhe transparenca e procedurave vjen gjithnje e para, per te garantuar qe cdo veper e ndertuar me fondet publike, te jete rezultat i konkurences se ndershme mes kompanive, si edhe frut i punes se nje kompanie fituese qe duhet te kete dokumentacion te perputhur 100% me rregullat e gares.Ky nuk eshte rasti i procedures “Per Rehabilitimin e segmentit rrugor, mbikalimi pallati me shigjeta – rreth rrotullimi Shqiponja, Loti 1” , ku asnjera nga kompanitë (te cilat padiskutim, gezojne te gjithe respektin tone per emrin e per bagazhin e tyre ne fushen e infrastruktures rrugore), nuk eshte paraqitur me dokumentacion te perputhur me kriteret e vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ja pse sot, Komisioni i Vleresimit te Ofertave, u ka komunikuar kompanive ne rruge elektronike, vendimin per skualifikimin e ofertave te paraqitura, per mosperputhje me kriteret e percaktuara ne dokumentat e gares. Procesi do te vazhdoje ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe e ritheksoj, realizimi i ketij projekti, mbetet prioritar per kryeqytetin, por edhe per infrastrukturen tone kombetare ne teresi. Une po sot, do t’i percjell ministres Balluku nje raport mbi kete proces, Mbetem po ashtu ne dispozicion te cdo gazetari, gazetareje apo kanali mediatik komunikimi, per cdo sqarim te nevojshem brenda kopetencave qe me ka ngarkuar ligji. Jo sot por gjithnje ne krye te kesaj detyre te larte.Kompanite jane partneret e ARRSH dhe dialogu e transparenca me cdonjeren prej tyre do te jete nje permase e palevizshme e marredhenies se Autoritetit Rrugor Shqiptar me to.

Shto Koment