Politike

Unaza e Re/ Banorët protestojnë në ditën e tyre të 100-të, Balliu: Më 16 shkurt, rrëzojmë qeverinë

I pranishëm në protestën e banorëve të Astirit, deputeti democrat Klevis Balliu ka paralajmëruar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama më datë 16 shkurt.
Featured image of article: Unaza e Re/ Banorët protestojnë në ditën e tyre të 100-të, Balliu: Më 16 shkurt, rrëzojmë qeverinë Protestuesi dhe deputeti Klevis Balliu, ditën e sotme në Astir

Banorët e Astirit kanë vijuar të protestojnë në ditën e 100-të kundër projektit “Unaza e madhe”. Protestuesit kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti por anulim të plotë të tij, pasi sipas tyre është korruptiv. I pranishëm mes tyre ishte edhe deputeti Klevis Balliu, i cili i ftoi banorët e kësaj zonë të bashkohen në protestën e 16 shkurtit, që sipas tij do të rrëzojë qeverinë.

Do të demaskohet çdo vjedhje e qeverisë sepse Partia Demokratike nuk është këtu për të bërë deklarata, por për t’ju dhënë mbështetje këtyre banorëve dhe ta dinë se fadromat do të hyjnë këtu kur të shkelin mbi trupat e deputetëve të opozitës. Ne çdo ditë e më shumë kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve të cilën shumë shpejt do të shikoni që do të jetë më e hapur.

Me datë 16 është dita kur qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Edi Rama nuk do të mund të ndalojë dot me kamionët e dhuruar nga Erdogani protestën e banorëve këtu. Këtu është vërtetuar ndër të tjera edhe fakti tronditës se drejtësia ka rënë, se këtu nuk ka as kryeministër, as kryetar bashkie.

Kjo tregon se ka ardhur koha që të rrëzohet kjo qeveri, vendi jonë është marrë në dorë nga argatëve të Serbisë, nga këlyshët e Enver Hoxhës, është marrë në dorë nga tradhëtarët e kombit. Me 16 shkurt do të marrin përgjigjen e merituar nga qytertarët e këtij vendi,”- u shpreh Balliu.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment