Aktualitet

Unaza e Re/ Meta kërkoi anulim, Balluku: Projekti vazhdon, tenderi do të bëhet ‘live’

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, pas kërkesës së tij për anulimin e projektit për Unazën e Re. Balluku the se gara për tenderin e projektit do të hapet sërish dhe do të zhvillohet 'live'.
Featured image of article: Unaza e Re/ Meta kërkoi anulim, Balluku: Projekti vazhdon, tenderi do të bëhet ‘live’ Presidenti Ilir Meta dhe ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku
Përditësuar:

TIRANE- Protesta e banorëve të “Unazës së Re” vijon dhe ata shprehen se nuk do të lejojnë që të shemben banesat e tyre pasi sipas tyre projekti është korruptiv. 

Pak minuta më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi se projekti i “Unazës së Re” nuk është anuluar dhe se gara për këtë projekt do të hapet sërish. Ajo u shpreh më tej se askush nuk mund ta mbajë peng Tiranën. 

“Arsyeja pse po komunikoj me ju sot që është që dua t’i japë fund aludimeve mediatike mbi projektin e Unazës së re. Projekti është i përmirësueshëm, dhe jo i anulueshëm. Procesi i shpronësimeve është sipas ligjit. Familjet në mes të katër rrugëve qoftë edhe kur nuk e kanë një dokument nuk do ta lënë banesën e tyre. Loti  i tretë do të këtë tryezë me specialistë me bashkinë e Tiranës. I kam kërkuar ARRSH që të përgatisë një garë që të jetë live, para kamerave dhe në sytë e publikut”, tha ajo. 

Presidenti Ilir Meta, kërkoi dy ditë më parë anulimin e projektit të Unazës së Re. (Lexo ketu). Meta, zhvilloi një takim me banorët e Unazës së Re. Pas takimit me ta, Meta ka dalë me një qëndrim zyrtar ku i kërkon qeverisë që të anulojë projektin e ndërtimit tek Unaza e Re, ku preken rreth 300 shtëpi. Banorët e Unazës kanë disa muaj që vijojnë protestën dhe kërkojnë anulimin e projektit.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment