Politike

Ulsi Manja thirrje për anti-protestë: Të ngrihen qytetarët e Tiranës kundër kësaj marrëzie

Ulsi Manja, deputeti i Partisë Socialiste, ka bërë thirrje që qytetarët e Tiranës të ngrihen në anti-protestë, kundër opozitës.
Featured image of article: Ulsi Manja thirrje për anti-protestë: Të ngrihen qytetarët e Tiranës kundër kësaj marrëzie Ulsi Manja

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ishte i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në studion e televizionit Ora News, ku tha se protestat e organizuara nga Partia Demokratike janë marrëzi, e për këtë qytetarët e Tiranës duhet të ngrihen për një anti-protestë paqësore.

Ai shprehet se qytetarët e Tiranës po pengohen të shkojnë në shkollë, punë dhe aktivitetet e tjera, për shkak të marrëzisë së protestave.

Sipas tij PD-ja është ende në kohë që t’i regjistrojë kandidatët e saj.

“PD-ja është në kohë, le të shkojë t’i regjistrojë kandidatët.

Edhe për protestat tani, ka adhur koha në Tiranë të ketë një tubim paqësor të qytetarëve të Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrëzia e protestave po i pengon qytetarët të shkojnë në punë, në shkollë.

Qytetarët e Tiranës ka ardhur koha të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike”, tha deputeti Ulsi Manja.

Opozita vijon protestat e saj që prej djegies së mandateve. Ajo kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. 

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment