Aktualitet

Ulqinaku zbulon letrën e ardhur nga COVAX: Për tre muaj, vaksina antiCovid vjen në Shqipëri

I ftuar në “Open”, Ulqinaku tha se në letër është thënë qartë se tre muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCovid do të vijë në Shqipëri.
Featured image of article: Ulqinaku zbulon letrën e ardhur nga COVAX: Për tre muaj, vaksina antiCovid vjen në Shqipëri Dritan Ulqinaku

TIRANË– Mjeku Dritan Ulqinaku ka deklaruar se COVAX ka sjellë një letër drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku ka dhënë lajmin e mirë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. I ftuar në “Open”, Ulqinaku tha se në letër është thënë qartë se tre muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCovid do të vijë në Shqipëri.

I pyetur për llojin e vaksinës që do të mbërrijë në vendin tonë, Ulqinaku tha se nuk e kishte këtë infoacion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më falni, duhet të them diçka të rëndësishme. COVAX sapo ka sjellë një letër tek Ministria e Shëndetësisë. Thuhet qartë që brenda tre muajve të parë të vitit 2021, vaksina do të mbërrijë në Shqipëri. Nuk di të them të tjera detaje, për emrin apo të tjerat. Është e garantuar që do të vijë,”- tha Ulqinaku.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment