Aktualitet

Ulet numri i viktimave në Itali nga Covid-19, 482 të vdekur brenda 24 orëve, mbi 2 mijë pacientë janë në gjendje kritike

Ndërkohë mësohet se numri total i viktimave në vendin fqinj ka shkuar në 23227. Të infektuar janë 172,434 persona dhe 42,727e kanë fituar luftën me Covid-19. Aktualisht në gjendje të rëndë për jetën janë 2,812 .
Featured image of article: Ulet numri i viktimave në Itali nga Covid-19, 482 të vdekur brenda 24 orëve, mbi 2 mijë pacientë janë në gjendje kritike

ITALI– Numri i viktimave në Itali për shkak të Covid-19, sa vjen e ulet. mediat vendase raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 482 viktima në Itali, 93 viktima më pak se një ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se numri total i viktimave në vendin fqinj ka shkuar në 23227. 3481 raste të reja janë identifikuar brenda 24 orëve, duke e çuar numrin total të infektuarve në 172,434 persona. 42,727 e kanë fituar luftën me Covid-19. Aktualisht në gjendje të rëndë për jetën janë 2,812 .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 154,295 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën nga ky virus. Ndërkohë, janë të infektuar 2,251,768 persona dhe betejën me COVID-19  e kanë fituar 574,383 të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment