
PRAGË-Qeveria çeke ka vendosur një lehtësim të masave parandaluese ndaj Covid-19. Sipas mediave të huaja, ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny ka njoftuar se më datën 3 dhjetor do rihapenë tregjetë, restorantet dhe muzetë në të gjithë vendin, pasi shifra e të infektuarve ka filluar të ulet.
“Republika Çeke do të kalojë nga niveli katër në nivelin tre (sistemi i kufizimeve me pesë nivele) dhe kjo do të ndodhë javën e ardhshme”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Ndërkohë, dyqanet që shesin mallra jo-thelbësore, sallonet e parukerive, baret, restorantet, muzetë dhe galeritë do të mund të hapen me kufizime. Teatrot dhe kinematë do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Sakaq, kalimi në nivelin tre nuk do të ndryshojë asgjë për shkollat dhe Universitetet, të cilat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Që prej fillimit të pandemisë në Çeki janë regjistruar 519,357 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 8,102 pacientë.
(k.a/dosja.al)