Rajoni

Ulen vdekjet në Maqedoninë e Veriut/ 3 viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Të paktën 3 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut ndërsa janë konfirmuar edhe 74 raste të reja.
Featured image of article: Ulen vdekjet në Maqedoninë e Veriut/ 3 viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Të paktën 3 pacientë me Covid-19 kanë vdekur në24 orët e fundit në Maqedoni, ndërsa jan  konfirmuar edhe 74 ratse të reja.

Ndërkohë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 689 testime ku kanë rezultuar pozitive 74 raste përkatësisht në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, 8 në Kumanovë, 13 në Shtip, 1 në Strugë, 3 në Kavadar, Gostivar 22, Koçani 1, Berovë 3, Vinicë 4, Shën Nikollë3 dhe 2 në Kërçovë.

Tre viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një pacient nga Manastiri në moshën 73 vjeçe, një pacient nga Demir Hisar poashtu në moshën 73-vjeçare si dhe  një pacient nga Shkupi në moshën 44-vjeçare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 11.128 mes të cilëve 500 kanë humbur jetën.

A.C/Dosja.al

Shto Koment