Rajoni

Ulen rastet në Serbi/ 34 pacientë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Serbi janë shënuar vetëm 34 raste të reja me Covid-19,duke e çuar në 10.733 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve, ndërsa janë shënuar 3 viktima.
Featured image of article: Ulen rastet në Serbi/ 34 pacientë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

SERBI– Serbia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 3 viktima të reja si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 234 numrin e viktimave.

Ndërsa numri i të  infektuarve është rritur me 34 ku gjithsej janë prekur 10.733 persona. Ndërkohë deri më tani në spitale ndodhen 808 pacientë mes të cilëve 15 janë në gjenje të intubuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në Serbi janë rregjistruar të paktën 10,733 raste me COvid-19 dhe kanë vdekur 234 persona që prej fillimit të shpërthimit të virusit.  Lajmi i mirë është se janë shëruar 4.904 persona të tjerë.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment