Showbiz

Ulen gjakrat! Fero mbështet publikisht Mozzik për këngën e re, dy reperët lënë mënjanë deklaratat e bëra ndaj njëri-tjetrit

FOTO
Mozzik asokohe është shprehur se Fero u bë i famshëm falë tij dhe Getinjos mirepo duket se tashmë dy reperët të cilët po e vijojnë karrierën e tyre veçmas janë rregulluar.
Featured image of article: Ulen gjakrat! Fero mbështet publikisht Mozzik për këngën e re, dy reperët lënë mënjanë deklaratat e bëra ndaj njëri-tjetrit Fero-Mozzik

KOSOVE– Reperi Fero ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit një foto nga kënga e Mozzik dhe Kidës.  Ai i ka bërë tag dy artistëve duke vendosur dhe një zemër në fund.

Fero- instastory

Ky gjest na vjen shumë papritur pasi dy reperët që kur u shkëputën nga labeli ‘On Records’ kanë thënë fjalë jo shumë të mira për tjetrin.
Mozzik është shprehur kohë më parë se nuk ka më kontakt me ish-kolegun në të cilin bënin pjesë tek label-i i njejtë.

Madje, Mozzik asokohe është shprehur se Fero u bë i famshëm falë tij dhe Getinjos mirepo duket se tashmë dy reperët të cilët po e vijojnë karrierën e tyre veçmas janë rregulluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme Mozzik dhe Kida publikuan bashkëpunimin e shumëpritur “PP, Paranojë dhe Pishmon”, që ende pa bërë 24 orë nga momenti i publikimit numëron jo pak, por 1.5 milion klikime.

Ky projekt i artistëve ka marrë edhe mbështetjen e kolegëve, të cilët kanë shpërndarë këngën në rrjetet e tyre sociale.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment