Sport

UEFA “zbulon” arsyen e krijimit të Conference League, trofeut më të ri kontinental

Do të marrin pjesë 184 klube nga 55 federatat e kontinentit, ku më tepër skuadrave do të kenë më shumë mundësi të zgjasin “aventurat” e tyre në Kupat e Europës
Featured image of article: UEFA “zbulon” arsyen e krijimit të Conference League, trofeut më të ri kontinental
Përditësuar:

ZVICER – Sot, UEFA ka zbuluar detajet mbi ligën e re të krijuar të quajtur Conference League, ku do të marrin pjesë 184 skuadra nga 55 federatat e Europës.

Për të ka folur presidenti Aleksandër Ceferin, i cili u shpreh se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjitha skuadrat e vogla për të fituar një trofe.

“Ne duam t’i bëjmë garat tona më gjithëpërfshirëse, t’u japim klubeve dhe tifozëve mundësinë të ëndërrojnë dhe të garojnë për trofe europiane. Kjo është arsyeja pse ne krijuam edhe Conference League.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të marrin pjesë klube nga 55 federatat e futbollit në Europë dhe është e rëndësishme t’u japim skuadrave sa më shumë mundësi të zgjasin aventurën e tyre në Kupat e Europës”,- përfundoi fjalën e tij Ceferin, kreu i futbollit në kontinentin e vjetër.

E veçanta e ligës së re Conference League është, se finalja e këtij kompeticionit do të luhet në Tiranë, në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në datën 25 maj të vitit 2022.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment