KRYESORET
Sport

UEFA vlerëson Enea Jorgjin, tashmë arbitër i kategorisë së parë

4 Janar 2022, 11:28 Nga DOSJA
UEFA vlerëson Enea Jorgjin, tashmë arbitër i kategorisë

TIRANE – Pak javë më parë ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptarë që hyn në kategorinë e parë me një vendim të Komitetit Arbitrave të UEFA-s. Një vendim historik që i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

Ky është një sukses i vërtetë për Jorgjin si edhe për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi është hera e parë që një arbitër nga Shqipëria merr një vlerësim të tillë nga UEFA. Në një intervistë për Fshf.org, Enea flet për këtë rrugëtim dhe rrëfen se si e nisi karrierën e arbitrit dhe momentet më kyçe të karrierës së tij. Gjithashtu, Jorgji ka edhe një mesazh për të gjithë arbitrat e rinj shqiptar.

– Kush është Enea Jorgji, na flit pak për veten?

– Lindur në Elbasan, shkolluar dhe diplomuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në profilin Ekonomi, Administrim Biznesi.

Aktualisht pjese e Administratës së Bashkisë Elbasan. Siç duket qarte, i apasionuar pas futbollit, por jo vetëm, sepse përgjithësisht disiplinat sportive i pëlqej.

– Si u afrove pranë arbitrimit dhe si nisi karriera jote?

– Në moshe të vogël kam luajtur futboll dhe me është dashur të tërhiqem kur hyra në universitet për shkak të përkushtimit ndaj shkollës. Në atë kohë një prej ish-arbitrave të Elbasanit, Sopot Resmeliu mori përsipër të ringrinte Kolegjiumit e Arbitrave të qytetit, që me ikjen e brezave kishte pushuar së funksionuari.

Unë isha pjesë e një grupi të rinjsh të cilët u bënë pjesë e iniciativës dhe mes shumë peripecive, sfidave, dyshimeve nëse ishte rruga e duhur apo jo për t’u ndjekur unë ia arrita të bëj rrugëtimin tim të suksesshëm për ta parë veten sot këtu ku jam.

– Si e vlerësoni rrugëtimin e karrierës tuaj deri në këtë moment?

– Një betejë e vazhdueshme vit pas viti, e cila ka sjellë disfata hera herës, por dhe suksese e arritje të merituara ndër vite.

– Si e përjetuat lajmin për ngjitjen tuaj në kategorinë e parë të gjyqtarëve të FIFA-s?

– Lajmi sigurisht që më përcolli një emocion mjaft të madh dhe jo të zakonshëm, sepse për të qenë të vërtetë kjo arritje është jo vetëm një sukses, por akoma më shumë është një tabu që thyhet për herë të parë në historinë e arbitrimit shqiptar për të pasur një përfaqësim në të tilla nivele.

– Cilin mbani mend si momentin më të bukur të karrierës tuaj?

-Ka shume momente të bukura, por një ndër ato ka qenë kur kam arbitruar Spanjën, Kampione Europe dhe Bote, në eliminatoret e para dy viteve.

– Momenti më i vështirë?

– Çdo herë që gaboj është një moment i vështirë për mua.

– A keni një mesazh për kolegët dhe të rinjtë që aspirojnë të ndjekin rrugën e bukur të arbitrimit?

– Dua të them që ia dola, ia dola së bashku me ju të cilët keni dhënë kontributin tuaj sado pak apo shumë në këtë sukses dhe sot jo vetëm që kemi ndezur drita të forta shpresë që arbitrimi shqiptar të ketë progres ndër breza, por kemi dhënë dhe shembullin e mirë se si me punë e përkushtim e sigurisht durim mund t’ia dalësh të arrish atë që kërkon.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!