Sport

UEFA vendos drejtësi holandeze në finalen Itali-Angli, ja kush është arbitri 48-vjeçar

Gjyqtar i këtij takimi do të jetë Bjrn Kuipers.Për 48 vjeçarin do të jetë sfida e 4-ët që do të gjykojë në këtë Europian
Featured image of article: UEFA vendos drejtësi holandeze në finalen Itali-Angli, ja kush është arbitri 48-vjeçar Bjorn Kuipers
Përditësuar:

ANGLI-UEFA ka vendosur gjyqtarët e finales së Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë që do të luhet ditën e dielë në “Wembley”. Gjyqtar i këtij takimi do të jetë Bjorn Kuipers.Për 48 vjeçarin do të jetë sfida e 4-ët që do të gjykojë në këtë Europian, pas dy sfidave të gjykuara në fazën e grupeve Danimarkë-Belgjikë dhe Sllovaki-Spanjë dhe çerekfinales ndërmjet Çekisë dhe Danimarkës. Holandezi është prej vitit 2006 në listën e FIFA-s dhe prej vitit 2009 në listën e UEFA-s.

Ndihmës të Kuipers do të jenë dyshja tjetër holandeze Sander Van Roekel dhe Ervin Zeinstra ndërsa gjyqtar i katërt është zgjedhur spanjolli Karlos Del Kerro Grande.Në VAR do të jetë një gjerman, Bastian Dankert.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment