Sport

UEFA nuk e mposht dot qeverinë, një tjetër shtet europian mbyll përfundimisht sezonin futbollistik

Ajax nuk do të kurorëzohet këtë vit, si rrallë herë
Featured image of article: UEFA nuk e mposht dot qeverinë, një tjetër shtet europian mbyll përfundimisht sezonin futbollistik Foto ilustruese

Qeveria holandez nuk lejon asnjë aktivitet apo event deri në fillimin e vjeshtës, kështu që kjo vlen edhe për futbollin. Pas njoftimeve të fundit që Federata Holandeze e Futbollit ka marrë nga ekzekutivi, nuk ka më dyshime. Në Holandë nuk mund të flitet për futboll për këtë sezon.

Edhe nëse UEFA ka pretendime të tjera, vendimi është marrë: ky sezon mbyllet me kaq dhe nuk do të ketë ndeshje të tjera. Mediat vendase raportojnë se nuk do të ketë as skuadër kampione, as skuadra të cilat bien nga kategoria, as skuadra të cilat ngjiten një kategori më lart. Ajax nuk do të kurorëzohet këtë vit, si rrallë herë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

Shto Koment