Sport

UEFA mbledhje urgjente, a do të pezullohet plotësisht futbolli për vitin 2020?

Madje, edhe Kampionati Europian pritet të shtyhet për në 2021
Featured image of article: UEFA mbledhje urgjente, a do të pezullohet plotësisht futbolli për vitin 2020? UEFA

E gjithë Europa dhe jo vetëm po kalon një gjendje ankthi prej virusit vdekjeprurës Coronavirus. Tashmë kjo nuk është një temë e Kinës, por e mbarë globit.

Sigurisht, nuk mund të mos ndikohej edhe futbolli. UEFA ka pezulluar Champions League dhe Europa League së paku për javën e ardhshme. Drejtuesit më të lartë të qeverisë së futbollit europian kanë bërë një mbledhje urgjente sot, për të diskutuar për vendimet e mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky ka qenë thjesht një organizim brenda institucionit, pa informacione për median. Pritet që të martën UEFA të dalë me një vendim përfundimtar, ku të pezullojë përfundimisht të gjitha kampionatet dhe gjithashtu Euro 2020 (për vitin 2021).

M.P. / Dosja.al

Shto Koment