Sport

UEFA Europa League mëson finalistët, të hënën “goglat”…

24 skuadrave fituese në grupe, iu janë shtuar edhe 8 ekipe nga Champions League, për të plotësuar numrin e 32 finalistëve. Të hënën e 14 dhjetorit, në Nion të Zvicrës, do të shorti për vazhdimin e garës me sistem eliminimi
Featured image of article: UEFA Europa League mëson finalistët, të hënën “goglat”…
Përditësuar:

ZVICER – Pas përfundimit të ndeshjeve të së enjtes së 10 dhjetorit, janë përcaktuar edhe 24 skuadrat finaliste, që do të vazhdojnë më tej garën për në 1/32 finale të UEFA Europa League.

Atyre iu janë bashkuar edhe 8 skuadrat, e renditura të tretat në grupet e të Champions League: Ajaks, Bryzh, Dinamo Kiev, Krasnodar, Mançester Junajtid, Olimpiakos, Salsburg dhe Shahtjor Donjetsk, për të plotësuar numrin 32 të skuadrave finaliste.

Të hënën e 14 dhjetorit, në Nion të Zvicrës, do të hidhet shorti për vazhdimin e garës me sistem eliminimi për fitimin e trofeut të UEFA Europa League. Ndeshjet 1/32 finale startojnë vitin e ardhshëm. Ato do të luhen më 18 dhe 25 dhjetor 2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë pas përfundimit të çdo faze, do të hidhet short për të vijuar me ndeshjet 1/16 finale që do të zhvillohen më 11 dhe 18 mars 2021. Më pas do të kalojmë në çerekfinalet e planifikuara për më 8 dhe 15 prill 2021, si dhe gjysmëfinalet më 29 prill dhe 6 maj 2021.

Qeveria e futbollit europian ka planifikuar, që finalja për trofeun UEFA Europa League, të zhvillohet më 26 maj 2021, në “Gdansk City Stadium” të Polonisë.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment