
ZVICER – UEFA Europa League, pritet të zhvillojë sonte 24 ndeshjet e ditës së parë të fazës në grupeve, pavarësisht nga fakti se në gjashtë prej tyre, rezultojnë 29 raste pozitive aktive me Covid-19. Pesëmbëdhjetë u janë në ekipet nga Holanda (AZ Alkmaar dhe PSV) dhe gjashtë raste janë konstatuar te Standard Liege i Belgjikës.
Rasti më domethënës është takimin Napoli-AZ Alkmaar. Skuadra holandeze ka 13 pozitive në ekip, 9 u njoftuan të premten e kaluar dhe 4 të tjera në orët e fundit. Në parim, nëse nuk rritet numri i rasteve pozitivë në skuadër, ndeshja do të zhvillohet.
Standard Liège ka raportuar gjithashtu 6 pozitivë (pesë lojtarë dhe një trajner portierësh) para se të takohet me Rangers në tokën belge. Skuadra skoceze ndryshoi planin e saj të udhëtimit për të shmangur stërvitjen në Liège, por ata nuk heqin dorë për ta luajtur ndeshjen.
Takimi tjetër me më shumë raste pozitivë është ai PSV-Granada. Ka ndodhur ndodhur që të dy ekipet të kenë raste pozitivë në radhët e tyre. Madje, ekipi i Eindhovenit ka dy dhe spanjolin Roberto Soldado.
Rijeka, rivali i Real Sociedad, gjithashtu ka 3 raste pozitive, ndërkohë që zviceranët e Young Boys kanë 2 të infektuar. Lech Poznan dhe Slavia Prague mbyllin listën me nga një rast aktiv në secilën prej tyre.
Vetëm autoritetet lokale shëndetësor kanë fuqinë, jashtë UEFA-s, për të pezulluar një ndeshje futbolli sonte. Sidoqoftë, edhe pse organi i kryesuar nga Ceferin ka protokollin e tij Covid-19 për të pezulluar një takim. Kështu, UEFA mund ta shtyjë një ndeshje vetëm nëse skuadra nuk ka 13 lojtarë për të garuar, ose nëse tre portierët e regjistruar në listë, preken nga Covid.
B.T (Dosja.al)