Sport

UEFA e ka mendjen tek emrat, bota vuan virusin më të frikshëm në 100 vite

Seriozisht e kanë këta me këto gafa?
Featured image of article: UEFA e ka mendjen tek emrat, bota vuan virusin më të frikshëm në 100 vite Ceferin, kreu i UEFA-s

UEFA sot bëri një njoftim në rrjetet sociale, duke saktësuar se Kampionati Europian i shtyrë në vitin 2021 do të quhej gjithsesi Euro 2020. Ishte befasuese, sepse në këto ditë kur e gjithë bota mendon si të shmangë koronavirusin, vetëm UEFA mund të merret me të tilla detaje.

Gjithsesi, shtëpia e futbollit europian ndërroi mendje shpejt dhe kërkoi falje për postimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kërkojmë falje për gabimin e mëparshëm. Për të qenë të qartë, nuk është marrë ende asnjë vendim mbi emrin e Europianit. Mesazhi i mëparshëm në Twitter është postuar gabimisht”, njoftoi UEFA më tej

M.P. / Dosja.al

Shto Koment