Sport

UEFA befason Barcelonën, bën kontroll dopingu për 6 futbollistë (emrat)

Featured image of article: UEFA befason Barcelonën, bën kontroll dopingu për 6 futbollistë (emrat) Camp Nou

UEFA sot ka befasuar Barcelonën. Disa mjekë të shtëpisë së futbollit europian kanë zbarkuar në qendrën stërvitore të ekipit katalanas për të kryer disa kontrolle anti-doping.

Plot gjashtë lojtarë të Barcelonës, i janë nënshtruar testeve. Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arturo Vidal, Ansu Fati dhe Riqui Puig.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lojtarët i janë bashkuar shokëve të tjerë në stërvitje menjëherë pasi përfunduan kontrollet. Tani priten rezultatet e përgjigjeve, me shpresën që të gjashtë do të rezultojnë negativë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment