Bota

Udhëtuan 15 orë drejt Britanisë në frigorifer, identifikohen 39 viktimat vietnameze të gjetura në kamion

Procesi i identifikimit të viktimave ka zgjatur pak më shumë se dy javë.
Featured image of article: Udhëtuan 15 orë drejt Britanisë në frigorifer, identifikohen 39 viktimat vietnameze të gjetura në kamion Foto nga vendi i ngjarjes në Angli

ANGLI- Emrat e të 39 shtetasve vietnamezë, të cilët u gjetën të vrarë në një kamion frigorifer, muajin e kaluar në Essex të Anglisë, u publikuan nga policia.

Dhjetë adoleshentë, përfshirë dy djem nga 15 vjeç, janë në mesin e viktimave.

Trupat e tyre u gjetën më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.

“Prioriteti ynë ka qenë t’i identifikojmë viktimat, të ruajmë dinjitetin e atyre që kanë vdekur dhe të mbështesim miqtë dhe familjet e viktimave”, tha ndihmësi i shefit të policsë në Esiks, Tim Smith.

Procesi i identifikimit të viktimave ka zgjatur pak më shumë se dy javë.

Komisioni për identifikim, i mbikëqyrur nga policia, ka përdorur gjurmët e gishtërinjve, ADN-në, të dhënat dentare dhe shenjat dalluese të trupit, si tatuazhe dhe plagë, për të konfirmuar emrat e viktimave.

Shumica e atyre që kanë vdekur kanë qenë në të 20-at dhe 30-at. Tetë kanë qenë gra.

Të gjitha viktimat vinin nga Vietnami qendror ose verior.

Policia tha se autoritetet tani po diskutojnë mënyrat për riatdhesimin e trupave.

Frigoriferi kamion me viktimat besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.

Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, është paraqitur në gjykatë si i akuzuar për vrasje.

Procedimet e ekstradimit kanë filluar edhe kundër 22-vjeçarit Eamonn Harrison, i cili është arrestuar në Dublin, me një urdhër-arrest evropian.

Policia po kërkon gjithashtu dy vëllezër nga Irlanda e Veriut, Ronan dhe Christopher Hughes, nën dyshimet për vrasje dhe trafikim të njerëzve.

Në dy provinca të Vietnamit janë bërë po ashtu 11 arrestime në lidhje me vdekjet.

Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të 23 tetorit në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit.

Marrë nga REL

(a.m/dosja.al)

Shto Koment