Bota

Udhëtuan 15 orë drejt Britanisë në frigorifer -25 gradë celsius, si vdiqën 39 personat që u nisën për Angli

Për këtë tragjedi kanë nisur dhe hetimet, dhe sipas ekspertëve viktimat mund të kenë pasur një vddkje të ngadaltë dhe nuk janë vrarë.  38 të rinj dhe një adoleshent kishin si denstinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale.
Featured image of article: Udhëtuan 15 orë drejt Britanisë në frigorifer -25 gradë celsius, si vdiqën 39 personat që u nisën për Angli Kamioni ku u gjetën emigrantët e vdekur

BRITANI E MADHE- Ditën e djeshme një lajm i rëndë tronditi mbarë botën, pasi në një kamion u gjetën 39 persona të vdekur. Mediat në vend dhe policia britanike ende nuk kanë zbuluar identitetet e viktimave, por mësohet se ata janë të gjithë emigrantë.

Harta e lëvizjes së kamionit

Për këtë tragjedi kanë nisur dhe hetimet, dhe sipas ekspertëve viktimat mund të kenë pasur një vddkje të ngadaltë dhe nuk janë vrarë.  38 të rinj dhe një adoleshent kishin si denstinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale.

Mësohet se  emigrantët u futën brenda figoriferëve dhe sipas hetimeve të deritanishme kanë qenë deri në -25 gradë celsius dhe kjo ka sjellë dhe vdekjen e tyre. Ata kanë kërkuar ndihmë, por nuk janë dëgjuar nga askush dhe nuk kanë mundur që të dalin nga kampioni, por i ftoti u ka sjell vdekjen.

Kamioni ku u gjetën emigrantët e vdekur

Për më shumë se  15 orë ata udhëtuan në dhomat frigoriferike të kamionëve, udhëtim që do ishte dhe i fundit për ta dhe ëndrra për të shkuar në Britaninë e Madhe u pre në mes.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment