Bota

“Udhëtova për 3 orë, fillova të qaja”/Mjekut në Angli i ndodh e papritura, pronarët e banesës e nxjerrin jashtë, kishin frikë nga COVID-19

Mjekut në Angli i kanë kërkuar pronarët e banesës, në të cilën jetonte me qera që të largohej, pasi kishte frikë se mund t'i infektonte me COVID-19.
Featured image of article: “Udhëtova për 3 orë, fillova të qaja”/Mjekut në Angli i ndodh e papritura, pronarët e banesës e nxjerrin jashtë, kishin frikë nga COVID-19 Joseph Alsousou

Angli– Mjekut angelez, Joseph Alsousou i ka ndodhur e papritura, pasi pronarët  e banesës ku ishte me qera i kanë kërkuar që të largohet. BCC shkruan se pronarja e shtëpisë kishte frikë se mjeku kirurg mund të sillte në banesë COVID-19 dhe të infektonte këta të fundit.

“Unë shkova në shtëpi, sepse nuk kisha askund tjetër për të qëndruar. Unë qava gjatë gjithë rrugës, teksa po kthehehsha nga Oxford në Wirral.  Zonja e shtëpisë tha që nuk donte të kishte një doktor në shtëpinë e saj, të dhënë me qera” , u shpreh ai.

Doktor Alsousou tha që pronari i shtëpisë me bashkëshorten e tij janë shumë të frikësuar dhe fillimisht i kishin lënë afat 28 ditë, duke e njoftuar përmes postës elektronike, por sëfundmi ata i kanë thënë që duhet të lirojë menjëherë atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Joseph Alsousou punon në një qendër Ortopedike të Spitalit John Radcliffe në Oksford dhe jetonte në një shtëpi në Headington që nga muaji gusht.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

Shto Koment