Aktualitet

Udhëtonte me 91 kg drogë, arrestohet 60-vjeçari grek në kufi me Shqipërinë

Policia ka sekuestruar 91 kg lëndë narkotike e llotij kanabis në vendin e quajtur Mazi, 170 euro dhe një aparat cellular. Një 60-vjeçar grek është vënë në pranga.
Featured image of article: Udhëtonte me 91 kg drogë, arrestohet 60-vjeçari grek në kufi me Shqipërinë Foto Ilustruese

JANINË– Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar me shtetësi greke i cili u ndalua në kufirin greko-shqiptar. Sipas njoftimit zyrtar ai po udhëtonte me 91 kg e 200 gramë drogë e llojit kanabis, e cila është sekuestruar nga autoritetet.

Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 170 euro dhe një aparat celular.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment