Politike

“Udhëtoi pafund në këmbë për ditë të tëra”, Meta vlerëson sakrificën e Sabri Godos për lirinë e vendit, ja si e kujton ai politikanin e shquar

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sakrificën e politikanit Sabri Godo për lirinë e vendit. Ai ka treguar edhe një histori, kur Godo ishte vetëm 15-vjeç.
Featured image of article: “Udhëtoi pafund në këmbë për ditë të tëra”, Meta vlerëson sakrificën e Sabri Godos për lirinë e vendit, ja si e kujton ai politikanin e shquar Sabri Godo dhe Ilir Meta

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar rolin e politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo, për lirinë e vendit, në ditën e tij të lindjes . Kreu i Shtetit ka kujtuar një histori të vitit 1944, në Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste në Shqipëri të zhvilluar në malet e Skraparit, ku Godo ishte delegati më i ri, vetëm 15-vjeç.

Meta tregon, se Godo udhëtoi për ditë të tëra në këmbë, për të arritur në Kongres. Gjithashtu presidenti vlerëson sakrificat e gjeneratës së Godos, duke kërkuar një angazhim më të fortë të të rinjve, për mbrojtjen e lirisë dhe rrugën evropiane të vendit.

Postimi i plotë

Në 8 gusht të vitit 1944 rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit të çliruar për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë. Delegatët vinin nga mbarë vendi, nga zonat e çliruara dhe ato ende të pushtuara, nga formacionet partizane dhe shkollat e mesme që ishin kthyer në qendrat kryesore të antifashizmit në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Atë ditë, delegati më i ri, partizani Sabri Godo, pas një udhëtimi pafund në këmbë për ditë të tëra do festonte 15-vjetorin e tij. Ishin kohë të mëdha idealesh për Liri. Kërkoheshin sakrificat më sublime dhe Rinia e Shqipërisë nuk i kurseu ato deri në çlirimin e plotë të vendit.

Duke nderuar sot me përulësi sakrificat e jashtëzakonshme të asaj gjenerate të jashtëzakonshme, është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane të vendit

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment