Bota

Mutacioni i ri i Covid-19 zbulohet në Liban, ministri i shëndetësisë: Pasagjeri mbërriti nga Britania e Madhe

Lajmi është konfirmuar nga Ministri libanez i Shëndetësisë Hamad Hassan, i cili ka thënë se rasti i ri është një pasagjer që ka mbërritur në vend nga Britania e Madhe.
Featured image of article: Mutacioni i ri i Covid-19 zbulohet në Liban, ministri i shëndetësisë: Pasagjeri mbërriti nga Britania e Madhe Foto ilustruese

LIBANI-Mutacioni i ri i Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe po përhapet me shpejtësi dhe në vendet e tjera të botës. Së fundmi është zbuluar një rast në Liban. Lajmi është konfirmuar nga Ministri libanez i Shëndetësisë Hamad Hassan, i cili ka thënë se rasti i ri është një pasagjer që ka mbërritur në vend nga Britania e Madhe.

“Një i rast i infektuar me llojin e ri të koronavirusit u zbulua në bordin e një fluturimi të ‘Middle East Airlines’ që erdhi nga Mbretëria e Bashkuar,”-ka njoftuar në Twitter ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hassan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani. Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar.  Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment