Aktualitet

Ishte në makinë me viktimën dhe pas sherrit e goditi në kokë, si e vrau bashkëudhëtari Gëzim Saraçin në Gjirokastër, zbriti nga kamionçina pas krimit

Gjatë rrugës, Saraçi dhe autori emri i të cilit nuk dihet ende, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. Sherri ka agravuar dhe autori i vrasjes e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, fuke bërë që ky i fundit të humbasë jetën.
Featured image of article: Ishte në makinë me viktimën dhe pas sherrit e goditi në kokë, si e vrau bashkëudhëtari Gëzim Saraçin në Gjirokastër, zbriti nga kamionçina pas krimit Foto Ilustruese

GJIROKASTËRDosja.al ka zbardhur detaje nga vrasja e 57-vjeçarit Gëzim Saraci, në Gjirokastër. Mësohet se personi që ka kryer krimin, po udhëtonte në të njëjtin mjet me viktimën Saraçi, në kamionçinë ku dhe u gjet i pajetë 57-vjeçari.

Gjatë rrugës, Saraçi dhe autori emri i të cilit nuk dihet ende, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. Sherri ka agravuar dhe autori i vrasjes e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, duke bërë që ky i fundit të humbasë jetën.

Më pas, ai e ka lënë të vdekur në kamionçinë dhe është larguar për të humbur gjurmët. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Gjirokastër, në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka nisur kërkimet, ndërkohë që pritet të zbardhet edhe shkaku i sherrit që solli një viktimë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment