Bota

Udhëheqësja e Hong Kong-ut paralajmëron SHBA-në që të mos ndërhyjnë në protesta

Carrie Lam dy ditë pas kërkesës së protestuesve para Konsullatës amrikane në Hong Kong ka paralajmëruar që SHBA dhe shtetet e tjera të rrinë larg kësaj çështje.
Featured image of article: Udhëheqësja e Hong Kong-ut paralajmëron SHBA-në që të mos ndërhyjnë në protesta Pamje nga protestat në Hong Kong

HONG KONG- Udhëheqësja e Hong Kong-ut , Carrie Lam ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që mos ndërhyjnë në punët e brendshme të qytetit, dy ditë pasi mijëra protestues u mblodhën jashtë konsullatës amerikane për t’i kërkuar Presidentit Donald Trump që të “çlironte” qytetin.

Lam ka thënëvditën e sotme se është “plotësisht e papranueshme” që Uashingtoni ose ndonjë vend tjetër të ndërhyjë në rajonin gjysmë-autonom të Kinës.

Qeveria e Hong Kongut plotësisht nuk pajtohet dhe shpreh keqardhje të thellë që parlamentet e huaja që po ndërhyjnë në punët tona të brendshme përmes legjislacionit. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ata të jenë palë të interesuara në punët e brendshme të Hong Kongut.”- tha në konferencën e përjavshme për shtyp Lam.

Protestat në Hong Kong vazhdojnë prej 14 javë me rradhë, dhe akoma nuk është gjetur një zgjidhje, pavarësisht deklaratave të Lam.

Me mijëra njerëz marshuan rreth kufirit të Hong Kong-ut  dhe u dërguan një letër zyrtarëve të konsullatës amerikane në Kinë, duke bërë thirrje për veprime më të mëdha, në mënyrë që të ndihmojnë protestuesit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

 

Shto Koment