Bota

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong i bën ftesë për takim Presidentit Trump

Jong e ka ftuar presidentin amerikan Trump të vizitojë Pyongyang, ftesë e cila i është bërë Trump që prej muajit gusht përmes një letre.
Featured image of article: Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong i bën ftesë për takim Presidentit Trump Donald Trump dhe Kim Jong

SHBA- Kim Jong, udhëheqësi i Koresë së Veriut i ka dërguar letër Presidentit të SHBA, Donald Trump për një takim mes dy palëve.

Jong e ka ftuar presidentin amerikan Trump të vizitojë Pyongyang, ftesë e cila i është bërë Trump që prej muajit gusht përmes një letre.

Sipas mediave të huaja mësohet se në takimin e tyre do  të diskutohet për predhat e hedhura kundër Koresë së Veriut.

Ndërsa  në letrën e dytë, e cila arriti në duart e Trumpit javën e tretë të gushtit, Kim foli për gatishmërinë e tij për të takuar Trump për një samit tjetër, ku sipas burimeve raportohet të ketë thënë për gazetën Joongang Ilbo.

Kujtojmë që 6 ditë më parë John Bolton u largua nga puna me urdhër të Presidentit Trump, largim ky që mund të ndihmojë në çështjet aktuale politike të SHBA.

“Mendoj se Korea e Veriut do të jetë e lumtur me largimin e John Bolton nga ekipi i presidentit. John Bolton asnjëherë nuk ka qenë në një vijë me politikat e presidentit mbi Korenë”- është shprehur Dennis Wilder, ish zyrtar i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër Bolton  shkëputjen e SHAB-së me Korenë e Veriut për planet bërthamore e ka quajtuar si një “model i Libisë”.

Teksa pritet që Trump dhe Jong të zhvillojnë një takim, Morgan Ortagus, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë është shprehur:- Provokimet si lëshimi i raketave nuk ndihmojnë. Ne duam kthimin e Koresë së veriut në bisedime për të arritur ndërprerjen e programit bërthamor.

 Burimi:  Theguardian 

 A.C/Dosja.al

Shto Koment