Aktualitet

“Ua mbylli gojën SPAK?”, Halit Valteri tregon detajet para prokurorit Dumani: Nuk mund të them asgjë, do ruaj sekretin hetimor

VIDEO
Valteri ka thënë se  ka treguar ato që dinte, por nuk mund të thoshte asgjë për mediat, pasi do ruajë sekretin hetimor.
Featured image of article: “Ua mbylli gojën SPAK?”, Halit Valteri tregon detajet para prokurorit Dumani: Nuk mund të them asgjë, do ruaj sekretin hetimor Halit Valteri

TIRANË- Deputeti Halit Valteri ka përfunduar deponimin e tij në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion. Në përfundim të seancës së pyejteve, Valteri ka thënë se ka treguar ato që dinte, por nuk mund të thoshte asgjë për mediat, pasi do ruajë sekretin hetimor.

Në deklaratën e tij ai u shpreh se është pyetur nga Altin Dumani dhe  për mediat nuk do thotë më asgjë, por u qëndron të gjitha deklarimeve që ka bërë bë Kuvend. 

Çfarë deklaruat sot?

Kam dhënë deponimin tim përball prokurorit Altin Dumani. Unë kam treguar ato çfarë di, nuk do komentojë asgjë.

Pra ua mbyllën gojën?

Nuk na i mbyllën gojën, por ligji është ligj. Unë i qëndroj të gjitha deklaratave të mia në foltoren e Kuvendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kanë ecur me hetimet?

Nuk e di këtë gjë.

Videon e dorëzuat?

Nuk mund të them asgjë dhe për këtë.

Një ditë më parë në Kuvend, Valteri ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe i ka kërkuar atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurororit Ndoja. Gjatë fjalës së tij, Valteri ka publikuar dhe një video ku shiheshin dy persona, që sipas tij janë vrasësit e Andi Malokut. Pas publikimit të videos, Valteri u shpreh se videon e ka marrë nga babai i Antdi Malokut.  

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment