LIVE UPDATES
Politike

U zotua gjashtë vite me parë! Si u harrua premtimi i Veliajt për ‘Parkun e Besimit’, 67 mln lekët e konkursit përfundua

8 Prill 2021, 18:10 Nga DOSJA
U zotua gjashtë vite me parë! Si u harrua premtimi i Veliajt për

TIRANË– Emisioni “31 minuta” në RTSH ka publikuar një investigim në lidhje me projektin “Parku i Besimit” të nisur gjashtë vite më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe sot, është harruar. Në investimin e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, bëhet një përmbledhje e premtimit të Veliajt kur mori detyrën si kryebashkiak i Tiranës, si dhe zotimit të ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi.

Gazetarët e “31 minuta”, kanë kërkuar përgjigje nga Bashkia Tiranë në lidhje me lënien në harresë të jo vetëm këtij projekti por edhe të 67 milionë lekëve që u shpenzuan për konkursin e zhvilluar ku u zgjodh dhe projekt-ideja më e mirë, por Veliaj dhe vartësi i tij Arbjan Mazniku, nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa Peleshi ia ka pasuar topin Bashkisë Tiranë, duke shtuar se është ai institucioni që duhet ta kishte vënë në zbatim këtë projekt. Ky investigim që zbulon premtimin e pambajtur të kryebashkiakut Veliaj është postuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila edhe e ka mbështetur në realizimin e tij.

Përmbajtja e kronikës:

Ky ishte një prej premtimeve të para të Erion Veliajt, sapo mori mandatin e parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Të paktën Piramida dhe pjesa mbrapa e hotel Dajtit do të jenë pjesë e projektit ‘Parku i Besimit’, ajo është një fushë e vdekur tani. Pjesa mes hotel Dajtit dhe katedrales katolike. Momentalisht është një pronë e vdekur, ka qenë një fushë futbolli. Gjithë territori rreth Piramidës, përfshirë edhe vetë Piramidën do të jenë pjesë e projektit të ‘Parkut të Besimit’. Do të kemi një konkurs ndërkombëtar.  Ideja ka qenë e kryeministri, që Shqipëria të përfitojë nga një tjetër lloj turizmi, që është ai religjioz. Dhe nga një tjetër njohje, ku Shqipëria nuk njihet si ish-Koreja e Veriut për Europën por edhe një vend që ka një harmoni fetare që sigurisht u eksklamua më shumë nga vizita e Papës. Unë besoj që është një ide fantastike, për të tërhequr turistë që nuk duan vetëm një vend tjetër në pasaportë por duan edhe të shohin diçka,”– thoshte Veliaj.

Bashkia e Tiranës e ndërmori hapin e parë duke i kërkuar Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për të zhvilluar një konkurs me idetë më të mira të këtij parku. Konkursi nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit u bë brenda vitit 2015 dhe iu dorëzua Bashkisë Tiranë për realizimin e projektit. Vetëm për organizimin e këtij konkursi, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit harxhoi rreth 67 milionë lekë. “31 minuta” kontaktoi me nënkryetarin e Bashkisë Arbjan Mazniku, i cili ishte edhe anëtari i jurisë, për ta pyetur por Mazniku refuzoi të përgjigjet.

Gjithashtu ju drejtuam edhe Bashkisë së Tiranës, me një kërkesë zyrtare për inormacion. Në përgjigjen e Bashkisë së Tiranës e cila ishte deleguar Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, thuhej se kjo e fundit nuk kishte informacion pasi nuk i ishte kaluarporcedura për realizimin e këtij projekti.

Një tjetër premtim për ndërtmin e ‘Parkut të Besimit’ u dha edhe nga zëvendës kryeministri i asaj kohe Niko Peleshi, i cili ishte i pranishëm gjatë zhvillimit të konkursit për shpalljen e idese fituese.

Unë jam i gatshëm që në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, të realizojmë këti ide. Angazhohem në emër të qeverisë shqiptare. Do të alokojmë buxhetin e nevojshëm për të ndërtuar kopështet e besimit në qendër të Tiranës që janë pranë një objekti që është më i vlefshmi në Shqipëri, por nuk mun dtë ketë një funksion domethënës pa këto investime,”- thoshte ai.

“31 minuta”, kontaktoi dhe me zotin Peleshi për premtimin e dhënë prej tij para gjashtë vitesh. Ish-zëvendës kryeministri ia kaloi topin e tij Bashkisë së Tiranës, duke thënë se duhet ta zbatojë ajo projektin. Ndërsa arkitekti Jurtin Hajro, i cili ishte fituesi i idesë më të mirë në bashkëpunim me ‘unlab’, u shpreh në një intervistë për ‘31 minuta’, se ideja e tyre ishte reaksionare ndaj kontekstit.

“Ne menduam të kishim një qasje reaksionare kundrejt kontekstit. Projekti kërkohej të realizohej përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”, një element fizit që u instalua për të manifestuar pushtetin fashist dhe më pas atë komunist. Në të njëjtën mënyrë janë prezantuar dhe kanë qëndruar me vite institucionet gjatë këtij aksi. Ideja jonë ishte të reagonim ndaj këtij imponimi. Menduam si ta sillnim në një raport sa më njerëzor dhe qëllimi ynë ishte si ta demonumalizojmë, duke përdorur peisazhet. Mund të shkrinte pas tensionin që krijohet mes njeriut dhe botës fizike, me synimin dhe dëshirën për të krijuar diçka spirituale,”- tha ai.

Ndërsa për sa i përket pjesës nëse mund të kishte vend tani pas pesë vitesh ideja  tyre, arkitekti shprehet se ideja e tyre mund të aplikohet në vende ku nuk ka patu ndryshime.

“Mendoj se ka qenë një projekt ide dhe janë hedhur parime që kanë qenë të lidhura me gjendje ekzistuese të asaj kohe. Janë ide që gjejnë vend edhe në kohët e tanishme. Synimi nuk është bërja dhe zhbërja e një vendi. Synimi është që ne nëpërmjet këtij projekti të bëjmë një thirrje për fetë. Mendoj se mund të bëhet aty ku nuk ka patu ndërtime dhe do ia vlente t’i ktheheshim,”- tha ai.

Sakaq jashtë kamerave ai shprehet se ky projekt nuk do të realizohet asnjëherë.

Por çfarë përfshinte realisht ky projekt?

Ky projekt përfshinte bulevardin ‘”Dëshmorët e Kombit” me hapësirat e saj përreth dhe Piramidën. Në projekt-idenë fituese, pikat që ishin përfshirë për tu kthyer në parqe besimi ishin Piramida, Lulishtja “Ismail Qemali”; “3 vëllezërit Frashëri”; hapësira midis hotel ‘Dajtit’ dhe Katedrales, Parku Rinia dhe Parku Fan Noli pranë Parlamentit. Nga një vëzhgim i bërë nga “31 minuta”, u vu re së në këto pika janë bërë ndërhyrje, të cilat nuk kanë lidhje me projektin.

Tek Piramida po zbatohet një projekt tjetër, mes hotel Dajtit dhe katedrales po ndërtohet një pallat, në parkun Rinia është një projekt tjetër. Në pikat e tjera nuk ka ndonjë ndryshim. Gjashtë vite më pas ideja e këtij parku ‘Parku i besimit’ është harruar. Nuk është harruar vetëm projekti, por edhe 67 milionë lekë që u shpenzuan për konkursin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erion veliaj parku i besimit erion veliaj parku i besimit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni